E gjithë bota sportive ka qenë mbrëmë sy dhe veshë nga “Santiago Bernabeu”, ku u materializua një përmbysje e madhe historike e Juventusit deri në minutën e 97-të të lojës.
Në momentin kur të gjithë ishin bërë gati për kohën shtesë, që të shpallej së andejmi i kualifikuari për në gjysmëfinale të Champions-it, vjen penalltia e shumëdiskutuar për Real Madridin, që u kthye në gol kualifikimi nga Cristiano Ronaldo.
Sikurse duket edhe në këtë video, edhe lojtarë të Bayern Munich, që po luanin çerekfinalen e tyre të kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Sevilla, në “Allainz Arena”, njëkohësisht, kanë qenë të fokusuar te beteja heroike e bardhezinjve në kryeqytetin madrilen, ku po udhëhiqnin 3-0 deri në 11-metërshin e akorduar nga kryesori anglez.
Njëri ndër futbollistët e skuadrës bavareze, Arturo Vidal, që ndodhej në tribunën e gazetarëve, është fokusuar duke parë nga një laptop aty afër momentin vendimtar të ndeshjes Real Madridi-Juventus, atë të penalltisë.
Ish-mesfushori i Juventusit shfryn fort, duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit anglez, që ditën e sotme ka përçarë në vlerësime, nëse ishte apo jo, edhe vetë gjyqtarët e globit, mediat botërore e këdo.
https://www.youtube.com/watch?v=bzoH0o2o9vE
a.s/dita
