Një video interesante e publikuar në rrjetin social TikTok nga amerikani Julian Bass po merr miliona shikime.
Talenti i këtij 20-vjeçari është fenomenal. Në videon që zgjat më pak se 20 sekonda Julian Bass tregon se mund të shndërrohet në tre nga “heronjtë” e tij të preferuar: Jedi, Ben 10 dhe Spider-Man.
Deri më tani, videoja ka grumbulluar më shumë se 21 milionë shikime dhe më shumë se 1.5 milionë pëlqime vetëm në Twitter.
“Nuk e kisha idenë që kjo do të ishte kaq e shkëlqyeshme,” rrëfeu i riu për Hollywood Reporter .
“Unë gjithmonë jap 100% në videot që bëj dhe ato zakonisht priten mirë nga ndjekësit e mi, por kurrë më parë si kjo video.
Nga Hollywood Reporter konfirmojnë se Disney ka kontaktuar të riun për të punuar së bashku në një projekt të ardhshëm të mundshëm.
l.h/ dita
