Mesfushori me origjinë shqiptare i Borussia M’Gladbachut, Granit Xhaka, ka thyer një tjetër rekord në kampionatin gjerman.
Ai të mërkurën ishte kapiten i skuadrës në fitoren 4-2 ndaj Augsburgut dhe kaq mjaftoi që ai të hyjë në histori, duke u bërë kapiteni më i ri në Bundesligë.
“Herën e fundit kur isha kapiten, ndodhi në kohën kur luaja me U-19 të Zvicrës. Mbajtja e shiririt tani për Borussian është një nder i madh për mua. Them se një ëndërr po bëhet realitet”, tha Xhaka për gazetën gjermane “Bild”.
https://youtu.be/HglBgNjPBrs
