Një alarm për bombë pranë Komunës së Parisit nuk ka rezultuar i rremë, siç ka ndodhur shumë herë.
Forcat xheniere shkuan në vendin e ngjarjes ku çaktivizuan pakon e dyshimtë.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “DITA”, ekspertët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar.
Pakoja u gjet në parkingun e qendrës tregtare “Kristal”.
Dyshohet se lënda eksplozive ishte e vendosur pranë një makine në katin e dytë të qendrës tregtare.
Pamjet jane marre nga dalja e pasme e parkimit te qendres tregtare, nga ku hyri dhe eksperti anti-eksploziv.
Videoja tregon momentet kur ai po pergatitet te hyje brenda parkingut, i ndihmuar nga kolegët. /Dita/

C’a bohet kshtu, specialisti i xhenjos qe po ben neutralizimin e bombes po ve edhe skafender pervec antiplumbit te veshur, per cdo ngjarje te pakontrolluar, aty ngjitur kalojne serbes police a qytetare hajde merre vesh, me celular duke folur ne njekohe qe thuhet se makina ka bllokuar valet e celulareve ne ate zone, me rrumpalle nuk behet.