VIDEO / Ylli i pop-it pozitive me Covid-19: Kam zhvilluar antitrupa

J L

Infeksioni i koronavirusit nuk kursen askënd, as edhe yjet e muzikës si Madonna.

Këtë e ka zbuluar vetë ylli i pop-it me një ditar video të publikuar në orët e kaluara në profilin e saj në Instagram ku ajo iu tregon fansave për përvojën e saj.

“Bëra testin e Covid një ditë tjetër dhe zbulova se isha pozitive por edhe se kisha zhvilluar antitrupa”, tha mbretëresha e popit.

“Nesër do të bëj një udhëtim të gjatë me makinë, do të hap dritaren dhe do të marr frymë e ajër të pastër. Shpresoj që të ketë një diell të ndritshëm “.

Disa javë më parë një tjetër postim nga ylli i popit kishte ngjallur shumë reagime dhe gjithashtu disa kritika sepse artistja i kishte ftuar të gjithë të respektojnë karantinën, teksa ndodhej në një vaskë të mbushur me petale trëndafili.

Më vonë ajo ishte ndër yjet e muzikës që dhuroj një shumë të hollash për fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që tashmë janë duke punuar për të gjetur një vaksinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna) on

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Te ka mbrojtur Afrodita dhe Lakshmi ty zemer! Se i ke provuar te gjitha stilet! Dhe ke shpikur te reja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *