Video/ Zbulohet Arka e Noas

Elton Tafaruci

Arka e Noas ekziston dhe është gati të lundrojë detet e botës. Natyrish që nuk bëhet fjalë për atë origjinalen, të ndërtuar për të shpëtuar gjallesat nga përmbytja universale, por një version i ri i realizuar nga një marangoz hollandez, Johan Huibers.

Ai i kushtoi 4 vjet realizimit të Arkës së Noas, një project i financuar nga një shoqatë amerikane, që ka për qëllim që të përdorë këtë symbol të Biblës për një udhëtim nga Europa deri në Amerikën e Jugut.

Arka do të kryejë një seri etapash për të mbledhur fonde me qëllim që të ndërtojë në Brazil një qëndër humanitare “Arka e Shpresës”

Anija 3 mijë toneshe do të jetë tërësisht interactive, dhe do të japë informacione mbi historinë e Biblës dhe një guidë për krishtërimin për të rinjtë dhe të rriturit.

Udhëtimi I anijës mund të ndiqet në livestreaming, kur anija të niset nga Holanda deri në Rio De Janiero, duke kaluar përmes disa qyteteve amerikanë mes të cilave San Diego, Seattle, San Francisco e Long Beach.

Johan Huibers ka sqaruar se ideja për të ndërtuar Arkën e re të Noas, i erdhi pasi kishte parë në ëndërr, përmbytjen e veriut të Hollandës.

Marangozi I krishterë deklaroi se shpreson që Arka mund të afrojë njerëzit me Zotin dhe të japë përgjigje për domethënien e jetës.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *