Video/ Zbulohet kafsha e rrallë që po çmend shkencëtarët: Duhet të ishte zhdukur para 80 viteve

Gazeta Dita

Në videon e mëposhtme duket një kafshë e çuditshme, e ngjashme me tigrin tasmanian, lloji i të cilit është zhdukur 80 vite më parë.

Pamjet nuk janë shumë të qarta, por sipas gazetave angleze, kafsha e filmuar në kopshtin e një shtëpie në Adelaide, të Australisë ngjall dyshime mbi ekzistencën e tigrit tasmanian. Ngjashmëria e kafshës të bën të besosh se është pikërisht ai: Përmasa të ngjashme, shpinë e gjatë dhe bisht i trashë e i gjatë.

Megjithatë video e xhiruar shkurtin e kaluar është publikuar vetëm pas përfundimit të një hetimi, por ende nuk ka siguri nëse kafsha është vërtetë tigri tasmanian.

Tigri i fundit i quajtur Benjamin mendohet se ngordhi më 7 shtator të vitit 1936 në një kopsht zoologjik në qytetin Hobart në Tasmania. Besohet se tigri ishte i gjinisë femërore, i fundit i këtij lloji(Thylacinus).

Share This Article
4 Comments
  • “Në videon e mëposhtme duket një kafshë e çuditshme, e ngjashme me tigrin tasmanian, lloji i të cilit është zhdukur 80 vite më parë.”
    2 minuta e 3 sekonda diashou,por asnjë sekondë video!!
    diashou të disafotove të vjetra bardh e zi,dhe të disa vizatimeve me ngjyra,POOOOOOOOOOOR asnjë sekondë video dhe aq më pak të “shkurtit të kaluar”!!!!!
    na mbyti budallallëku!!

  • Kete ndodhi e kam lexuar per here te pare ne 1968 ne nje almanak qe botonte Shtepia botuese ,i quajtur:A e dini se?
    Jo vetem qe nuk keni sjelle ndonje gje te re,por edhe mashtroni.Vidio e meposhtme bardh e zi eshte filmuar ne vitet 30,ndersa vizatimet me ngjyra mbeten vizatime.
    Keta gazetare kujtojne se bota lindi kur ajo pedagogja e tyre Klodeta dhe Hektor Vektori u vuri nje note kaluese ne diplome dhe o burra te tregojme te pathena per Titanikun,te paditura per Skenderbeun,te pa zbuluara per kafshen qe po cmend shkencetaret!!!!!!
    Ma vaaaaaa!-thone italianet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *