VIDEO: Zbulohet pas 113 vjetësh, luftanija ruse me 200 tonë flori në bord

Leda Hysa

 

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur prej 113 vite më parë.

Luftanija ishte nisur nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, me të vetmin qëllim që të mos bie në duart e japonezëve gjatë betejës së ashpër të Tsushima gjatë luftës ruso-japoneze,

Sipas ekspertëve në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord  200 tonë ar me vlerë 133 miliard dollar me çmimet e sotme.

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo është zbuluar vetëm të shtunën në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin i cili ndodhet i futur në kuti prej hekuri.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *