Janë zbuluar planet e stadiumit të gjashtë që do të presë Kupën e Botës 2022 në Katar. Një stadium me 40,000 vende me emrin “Al Thumama Stadium” dhe në formën e “gahfiya” – një shami tradicionale e veshur nga burrat arabë – është i fundit që është zbuluar teksa Katari po përgatitet për të mirëpritur kompeticionin më të madh të futbollit pas pesë vitesh.
“Al Thumama, me vendndodhje në jug të kryeqytetit të Katarit Doha, është një nga shtatë stadiumet nën konstruktim.
Në këtë stadium do të zhvillohen ndeshjet e grupeve si dhe një nga ndeshjet çerekfinale, me planet e “Lusail Stadium”, vendi ku do të luhet finalja, që nuk janë zbuluar akoma.
Stadiumi “Lusail” do të jetë 86,000 vendësh dhe përveç finales do të jetë edhe stadiumi i hapjes së kompeticionit. Të gjithë shtatë stadiumet janë duke u ndërtuar, me të tetin, “Khalifa International Stadium”, që ka përfunduar tashmë.
