Shtëpia e lindjes e liderit komunist Enver Hoxha në qytetin Gjirokastrës, që sot është kthyer në Muze Etnografik, është restauruar pas gati 50 vitesh. Bashkia e Gjirokastrës financoi ndërhyrjet në godinën 3-katëshe që i përket shekullit të XIX-të.
Shtëpia u dogj në vitin 1913 dhe ishte ne rrënoja deri më 1967 kur u rindërtua dhe u kthye në Muzeun e Luftës i cili i mbajti të hapura dyert deri kur u përmbys regjimi komunist.
Pas viteve ’90 shtëpia u kthye në Muze Etnografik ku ruhen një pjesë e kostumeve popullore të zonës, objekte tradicionale, etj që vizitohen nga qindra turistë vendas dhe të huaj.

Kjo shtepi u ndertua ne 1967.Shtepia e vjeter e xha Halilit qe u dogj ne 1913 ka qene nje ndertese medioker,qe nuk krahasohej me kullat e Zekateve,Angonateve,Topulliteve etj.Kjo qe shihni ne fotografi eshte pallati i mbretit Enver i ndertuar ne 1967.