Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit

Edona Llukacaj

Raportohet se kodra e Krastës në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se zjarri në fjalë ka nisur të dielën dhe, sipas të dhënave të para, është rrjedhojë e një zjarrëvënieje të qëllimshme.

Fillimisht u duk se flakët u vunë nën kontroll nga ana e zjarrëfikëseve, por, më pas, ata u aktivizuan sërish.

Forcat zjarrëfikëse, ndërkohë po vazhdojnë punën për të vënë nën kontroll zjarrin.

Bëhet me dije se përhapja e zjarrit favorizohet edhe nga faktet se pylli është me pisha, fryen erë dhe temperaturat janë të larta.

Dy vite më parë, një zjarr i përmasave të mëdha dogji një pjesë të konsiderueshme të Krastës./TCh

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *