Video: Zjarr në pishat e Shëngjinit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Bora Basholli

Situatë shqetësuese në Shëngjin si pasojë e flakëve që kanë përfshirë malin me pisha në vendin e quajtur “Lugu i Lemes”.

Zjarrfikëset janë në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë malor, po hasen probleme në izolimin e vatrës së zjarrit, kjo pasi era në zonë favorizon përhapjen e flakëve. Sakaq edhe terreni i vështirë malor nuk ndihmon zjarrfikësit të ndërhyjnë pranë vatrave me qëllim izolimin e flakëve.

Në videon e siguruar nga Balkanweb, flakët duket të jenë afruar shumë pranë banesave, duke u kthyer në kërcënim serioz për to. ndërsa shtëllunga tymi kanë mbuluar qytetin.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *