Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bën me dije se zona e Kukësit është përfshirë nga rreshjet e borës dhe se udhëtarët duhet të bëjnë kujdes gjatë mbrëmjeve dhe të pajisen me goma dimërore. Sipas ARRSH, po punohet për pastrimin e aksit nga bora.
“Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec
në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore
shoqëruar me erë të fortë
po punohet për pastrimin e aksit nga bora
qarkullimi bëhet pa zinxhirë 
a.m/dita
