Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj shquhet edhe për nota humori në mbledhjet e komisionit të Ekonomisë apo gjetkë.
Nuk i munguan as sot në prezantimin e analizës vjetore. Ai tha se do të bënte kallëzime deri në fund të mandatit të tij dhe këtë do ta bënte deri në ditën e fundit të punës. Ai deklaroi se do të ripërsëriste kallëzimet.
“Në çdo vit që kam drejtuar KLSh kemi kryer kallëzime sa dyfishi i tre viteve të marra së bashku kur flasim për vitet 2009- 2010- 2011 kur KLSh mund të ketë qenë në periudhë gjumi.
Duhet ta intensifikojmë. Në një moment të lirë duke bërë një llogaritje më duket se i binte që për 6 dite pune unë firmos një kallëzim penal por ta saktësoj dhe një herë se mos bëj ndonjë gafë nga ato gafat që bëni ju, ose do ia lë ndonjë nga ekspertët e shoqërisë civile.
Deri në ditën e punës së mandatit tim të parakohshëm ose të kohshëm unë do vazhdoj me këto ritme. Zoti të na japë shëndenë mua dhe ju bashkë.
Akuzat tona janë mbështetur në shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera. Në hetim kemi mbështetje të fuqishme dhe një inkurajim nga Prokurori i Përgjithshëm që unë dua ta falenderoj.
Kallzimet tona ngelen, madje me thellimin e reformës në drejtësi në konsultim dhe nën drejtimin e prokurorit të Përgjitshëm ndoshta do përgatitemi për një ripërsëritje të të gjithë kallëzimeve. Unë këtë mund ta bëj edhe javën e fundit, një javë para se të iki, sidomos po ika para kohe, (qesh)
Se mu kujtua një poezi e Esseninit: “Më i mirë do të jetë ai tjetri që do të vijë” por Esseni ju e dini se për çfarë flet…”

Ky eshte hajdut dhe legen katunar e plehre nga Vlora. Me nder labaq.