Kamerat e sigurisë të një supermarketi në SHBA, kanë kapur mat një murgeshë 78 – vjeçare, e cila mbushi karrocën dhe u largua pa paguar.
Murgesha Agnes Pennino, më pas e futi mallin e vjedhur në makinë dhe u largua si të mos kishte ndodhur asgjë. Fatkeqësisht për të, policia bëri të mundur kapjen e saj falë targave të makinës.
Kjo ngjarje ka lënë pa fjalë jo vetëm pronarët e marketit, por edhe klientë, të cilët e kanë konisderuar veprimin e murgeshës si një akt të pabesueshëm dhe të turpshëm.
Menaxheri i supermarketit u shpreh i shokuar, ndërsa tha se nga pamjet e kamera dallohet qartë vjedhja ishte e planifikuar mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=zshzo90yG28
