El Sistema Dream është një orkestër në Suedi që po përdor muzikën për të bashkuar fëmijët refugjatë që kërkojnë azil.
Shumica e fëmijëve vijnë nga vende si Siria, Afganistani dhe Eritrea nuk kanë përdorur kurrë një instrument muzikor.
Bandës muzikore i janë bashkuar gjithashtu edhe vendasit suedezë në rastet kur performojnë në rrugë.
“Në qytetin tim, nuk kam luajtur kurrë muzikë dhe jeta ime ndryshoi kur iu bashkova këtij grupi. Ne jemi si familje,” – tha Fatima Moradi për BBC, një refugjate nga Afganistani që i bie violinës.
