VIDEO+FOTO: Nxjerrja e sekretit hetimor, shoqërohet gazetari Artan Hoxha

redaktor

Gazetari Artan Hoxha është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në përfundim të emisionit “Opinion”. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të merret në pyetje për nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me çështjen e rrëzimit të avionit në Ishëm. Por çfarë dekkaroi Hoxha në emision?

Gazetari mori një sms në celularin e tij, dhe tha se piloti italian kishte pranuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që fluturoi drejt Shqipërisë për të provuar nëse funksiononte pista e improvizuar në Ishëm.

Më tej ai bashkëpunoi me hetuesit, duke deklaruar se ishte kontraktuar nga një rrjet i fuqishëm kriminal për të transportuar kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. “Piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorisë se kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion”, tha Hoxha.

Piloti u ka dhënë hetuesve edhe emrat e personave që e kanë kontraktuar. Bërja publike e një informacioni të tillë nga gazetari Hoxha përbën nxjerrje të sekrerit hetimor sipas prokurorisë, pasi u jep kohë porositësve të pilotit të zhdukin provat dhe të marrin masat.

Por vetë gazetari është shprehur në momentet e para se janē të paqarta arsyet e shoqërimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

 

Share This Article
12 Comments
    • Duhet te ishte arrestuar shume kohe perpara. Me profil polici, bleres informatash, bente gjoja analistin dhe I sherbente klaneve mafioze. Ne BURG, deri ne fund te jetes.

  • Shume mire ja bene! Prandaj e moren ne emisionin e faqeziut qe t’u jape kohe shokeve te Zenit te fshehin provat, ku mund te bejne pjese jo nje por disa nga orangutanet e Klani.

    • Ah droga e Zenit, po droga e qorrit, e rames dhe e shokeve te tjere socialiste me se transportohet? Ah harrova socialistet nuk merren me droge se jane ne pushtet jane burra te mire dhe nuk i lejojne keto gjera.

  • Epo llap-llap o Tani I Prishtes ………….me ngadal se ka kufi,se na je bere si koka e Zeusit,ngele me koke-carin e Opinionit qe pranon cdo lloje te dhene.Tani levize bythen po t’a mbajti aty ne hetuesine krimeve te renda,a e more vesh o Tani.

  • CFARE SEKRETI HETIMOR MORE,

    JANE TRIMAT E SAJE QORRIT QE E BEJNE KETE PUNE TE DROGES.

    KRIMINELAT DUHET TI VARIM NE LITAR, BASHKE ME SAJE QORRIN, NDRYSHE DO TE BEHEMI KOLUMBI.

    AI POPULL QE FLE GJUME VDES.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE I VDEKUR.

  • Ky gazetar ben sikur eshte superprokuror dhe super hetues.Kjo vjen edhe nga informacioni permanent qe ai ka me individe te caktuar te hetimit, prokurorise dhe policise,dhe pse jo gjen format per te ndihmuar trafikantet ne punet e tyre. Prandaj duhet qe nga ky individ te dalin se kush jane dekonspiruesit e vertete te informacioneve dhe aksioneve te Policise dhe Prokurorise, si dhe te ndeshkohet ky gazetar per fodullekun e tij , lidhjet e tij dhe demin qe i shkakton vendit.

  • keta te gjithe qe kane fol aty jane plehrat e shqiperise qe mbajne popullin me genjeshtra e makinacione ne tv…!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *