Mijëra qytetarë kanë “pushtuar” rrugët e Parisit dje, në një manifestim kundër vaksinimit të detyrueshëm.
Për të menaxhuar situatën, në sheshe kanë qenë të pranishëm diku te 7000 forca policore.
Mediat e huaja, kanë publikuar foto e video nga protesta, ku shihet dhuna që efektivët i kanë ushtruar protestuesve.
Ata kanë lëshuar drejt turmës gaz lotsjellës, si dhe nuk kanë hezituar të përdornin shkopinj gome.
Një oficer në vendin e ngjarjes tha: “Protestues të paautorizuar po përdorin automjetet e tyre për të bllokuar trafikun dhe ata po mbështeten nga të tjerët pa automjete. Po bëhet gjithçka për të parandaluar vazhdimin e këtij demonstrimi të paautorizuar.”
Vlen të përmendet se protesta të tilla, kundër masave të vaksinimit janë përhapur në shumë shteteve Europës, e botës sipas modelit të kamionistëve kanadezë që prej gati dy javësh kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit Ottawa.
Austria e Belgjika kanë shpallur të ndaluara manifestime të tilla, ndërsa protesta masive kishte sot në Australi ku mijëra demonstrues rrethuan parlamentin e vendit, ashtu si dhe në Holandë e Zelandë të re.

j.l./ dita

Keshtu vepron policia ne cdo vend te botes ne protestat e dhuneshme.Pse policia nuk vepron keshtu ne Shqiperi?
KU ARIN KE QENE O GIORGIO
A SI KE PARE QE EDHE KETU TE HYJNE DORESH KUR TJU BJE RASTI DHE E LESHOJNE GAZIN SI ME QENE PARFUM??