Një incident është regjistruar sot në aeroportin ndërkombëtar të Dubait. Një avion ka shpërthyer në flakë, teksa po bënte uljen në aeroport.
Televizioni prestigjioz arab “Alarabiya”, bën me dije se avioni fluturonte nga Thiruvananthapuram, India për në Dubai.
Në mediat sociale është publikuar video nga ngjarja ku shihet tymi i avionit.
Të gjithë pasagjerët janë nxjerrë pa lëndime nga avioni. Ende nuk ka deklaratë zyrtare për ngjarjen.

