Video+Foto/ Sulm me armë kimike në Alepo

Elton Tafaruci

Dhjetëra civilë kanë përfunduar në spital për shkak të përdorimit të armëve kimike në qytetin sirian të Alepos. Një sulm i dyshuar me gaz klorin mendohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 70 persona  kanë pasur probleme me frymëmarrje pas sulmit me bomba fuçi, në lagjen Sukari të Aleppos. Nga këto sulme nuk raportohet për viktima.

Mbrojtja Civile Siriane – një grup vullnetarësh për përgjigje emergjente që vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët- tha se bombat fuçi u hodhën nga helikopterët e qeverisë dhe përmbanin cilindra me klor.

Ky grup ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqen fëmijët duke përdorur maska të oksigjenit për të marrë frymë.

Damasku ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra se ka përdorur armë kimike gjatë luftës civile pesë vjeçare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *