VIDEO/Hedhja nga aeroplani, sporti ekstrem më i shpejtë në botë

Gazeta Dita

‘Speed skydiving’ është hedhje nga aeroplani dhe njihet si sporti ekstrem më i shpejtë në botë dhe zhvillohet cdo vit në vende të ndryshme të botës.

Këtë vit, rreth 4000 metra mbi tokë, 15 konkurues nga e gjithë bota ishin mbi një aeroplan në Devon të Anglisë dhe hidheshin pas rradhës.

Mikey është një ndër më të shpejtët, i cili tregoi eksperiencën e tij për BBC. “Shumë prej nesh kanë eksperiencë në këtë gjë pasi nuk mund ta bëjnë njerëzit që sapo kanë filluar të ushtrojnë ‘skydiving’.  Kështu që shumica nuk e ndjen aq shumë frikën e hedhjes nga aeroplani.”

Rekordi më i madh i shpejtësisë është 600km/h, sa dyfishi i shpejtësisë së makinave të shpejta.

Sporti filloi me hedhje të thjeshta pa u marrë parasysh shpejtësia, derisa filloi matja e kohës dhe mënyra se si sportistët e ushtronin hedhjen e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *