Thuhet shpesh se peshqit pa ujë ngordhin! Mund të jetë e vërtetë, por ka edhe përjashtime.
Ka peshq që i rezistojnë thatësirës nëpër liqenet në zonat e nxehta që thahen gjatë periudhës së mungesës së reshjeve.
Peshq të tillë “strehohen” nën baltë duke rënë në gjendje letargjie, por ka edhe peshq të tjerë që durojnë temperatura ekstreme minus. Videoja që shihni më poshtë e dëshmon këtë.
Peshku nxirret në gjendje të ngrirë nga frigoriferi dhe hidhet në ujë me temperaturë të ambientit.
Pasi disa sekondash, peshku fillon e lëviz. Videoja është parë më shumë se 32 milionë herë në Facebook që kurse është hedhur dy ditë më parë. /Dita/
Posted by Jinbin Huang on 2016-01-21
