Një video ku është filmuar aksioni i një goli është bërë virale në të gjithë botën.
Ajo tregon një sekuencë të shkëputur nga ndeshja e divizionit të dytë në SHBA, gjatë takimit mes Karolinës dhe Çarleston.
Në minutën e 97-të të ndeshjes dhe me rezultat të barabartë 1-1, ekipi i Karolinës shihet në tentativa për të shënuar, por pa arritur në asnjë moment që ta përçonte topin brenda rrjetës.
Lojtarët provuan gjithçka, por topi u përplas në shtyllë, u prit nga mbrojtësi dhe në fund nga portieri.
Krahas tentativave të njëpasnjëshme e komike, videon e bën akoma dhe më të veçantë e qeshura e komentatorit.
s.a/dita
