Duket se presidenti amerikan Donald Trump, ishte shpërqëndruar në momentin që kishte zbritur nga aeroplani presidencial Air Force One, pasi nuk e dinte se cila ishte vetura e tij e njohur ndryshe si “Bisha”. Edhe pse e kishte veturën para shkallëve të aeroplanit e cila në dyer ka logon presidenciale, ai në një moment nuk e vë re dhe vazhdon rrugën drejt një veture tjetër.
Presidenti amerikan kishte aterruar në bazën ajrore Andrews në Washington, pasi vikendin e kaluar e kishte kaluar në klubin e tij të golfit në Bedminster në New Jersey.
Por, pasi e panë se i pari i Shtëpisë së Bardhë ishte hutuar dhe nuk po e gjente veturën, një agjent i Shërbimit Sekret detyrohet që ta udhëzoj drejt veturës tetë tonëshe të tipit Cadillac.
What's Going On Here? pic.twitter.com/xC8ORMrblz
— Yashar Ali 🐘 یاشار (@yashar) July 4, 2017
