Video/Shikoni çfarë i bën burri me karrige me rrota shoferit të Lamborghinit

Elton Tafaruci

 

https://www.youtube.com/watch?v=eSIVU3HEzw0

 

Ky është momenti i çuditshëm i një personi me karrige me rrota i cili ka dalë përballë shoferit të një Lamborghini duke i penguar rrugën. Kjo ngjarje ka ndodhur në North Gate Street, në Gloucester, Angli.

Personi me karrocë pasi sigurohet që ka ndaluar Lamborghini, i del në krah shoferit dhe debaton me të.

Ndërsa xhiron gomat e karrocës për t’i dalë sërish përpara makinës, shoferi i irrituar zbret vetë nga makina dhe e tërheq në anë të rrugës burrin bashkë me karrocën e tij.

burri 2

Sapo futet në mjet shoferi, burri me karrocë zhvendoset sërish në drejtim të Lamborghinit për ta penguar të lëvizë, por në video shfaqet pastaj një këmbësor që tërheq karrocën dhe makina vijon rrugën.

burri 3

Videoja është filmuar nga 21-vjeçari Joe Haskett, i cili po kthehej nga pushimi i drekës sëbashku me një mik të tij. “Nuk jam i sigurt se çfarë donte të bënte njeriu në karrocë” – është shprehur 21-vjeçari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *