Video/skandali, ish kryebashkiaku filmohet duke pirë kokainë

Ornela

Sot për të herë të parë është publikuar një video që tregon të ndjerin Rob Ford, ish-kryebashkiakun e Torontos, Kanada, mes viteve 2010 dhe 2014, duke tymosur crack (crack kokaine, formë e kokainës që tymoset) e cila dikur provokoi një skandal të madh.

Videoja është publikuar nga mediat e shumta në Kanada, menjëherë pasi një gjykatë hoqi ndalimin për publikim. Videoja e shkurtër tregon ish kryebashkiakun me një pipë cracku dhe një çakmak në duar duke tymosur ndërsa fliste me shoqen e tij Elena Basso, që është dënuar më parë për trafik droge.

Rob Ford i njohur dhe si kryebashkiaku më i famshëm në Kanada, hyri në një klinikë rehabilitimi, por vdiq në fillim të vitit 2016, në moshën 46 vjeçare, viktimë e një kanceri të rrallë. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *