Numëruesit e KZAZ nr. 38 janë nënpunës të administratës shtetërore. Njëri prej tyre quhet Ergy Hila, ai është i Partisë Socialiste Ergys Hila dhe punon si Shef Finance në Ministrinë e Mbrojtjes.
Një tjetër numërues i kësaj KZAZ ku janë vjedhur votat e LIBRA, quhet Florian Shkreta, dhe është i LSI. Ai punon pranë Drejtorisë së Hipotekave. Dy numëruesit e tjerë janë Mirand Seferi dhe Elona Filolli. Kjo e fundit është e PDIU dhe punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
LIBRA ka marrë me vonesë dhe me probleme pamjet filmike të numërimit nga KQZ. Kjo bëri që të digjeshin afatet për ankimim në Kolegjin Zgjedhor.
https://www.youtube.com/watch?v=3apWtJSd4AY&feature=youtu.be
