S.A. Wardega, një aktor polak, regjisor dhe i fiksuar pas internetit, është shpallur autori i videos më të klikuar në vitin 2014 në YouTube.
Me një video horror të titulluar “Mutant Giant Spider Dog”, ai ka siguruar mbi 118 milionë shikime (deri më tani) që nga publikimi në muajin shtator, raporton Rrokum.tv.
Vendin e dytë e ka zënë klipi i Nike me Cristiano Ronaldon dhe Wayne Rooneyn, i pasuar nga “First Kiss” – një eksperiment shoqëror, në të cilën dy të panjohur puthen për herë të parë.
Sa u përket videoklipeve muzikore, vendi i parë i takon “Dark Horse” të Katy Perry që ka kaluar mbi 724 milionë klikime (deri më tani).
