Vidhen 8 mln lekë nga një pikë bastesh në Elbasan

Dita

Një pikë bastesh sportive në Elbasan ka rënë pre e vjedhjes nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Qemal Stafa”.

Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e pikës së basteve dhe kanë hyrë në brendësi të saj. Ata kanë mundur të vjedhin kasafortën, e cila mendohet se ka patur brenda 8 milionë lekë të vjetra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *