Vidhet arka e Bashkisë Laç Vau i Dejës. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e bashkisë gjatë natës. Sipas informacioneve të para, shuma e vjedhur është 766 408 lekë. Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Paraprakisht, policia tha se vjedhja është kryer nëpërmjet dritares së tualetit të ndërtesës, të cilën autori e ka përdorur për t’u futur brenda.
Policia bëri të ditur se ka nisur procedimin penal për Vitore Gjon Gacin, 50 vjeç, me detyrë arkëtare në Bashkinë e Vaut të Dejës Shkodër, si edhe Mark Gjok Tanushin, 39 vjeç, me detyrë roje private në Bashki. Të dy këta persona akuzohen për shpërdorim të detyrës.
