Vidhet vodka më e shtrenjtë në botë

DITA Online

Policia daneze po heton vjedhjen e shishes së vodkës më të shtrenjtë në botë me vlerë  1.3 milion dollarë.

Shishja e përbërë nga ari e argjendi, ndërsa tapa  e mbushur me diamante, ishte vendosur në një lokal në Kopenhagen.

Pronari i barit Brian Ingberg tha se shishja e vodkës ka qenë pjesë e filmit House of Cards.

Vjedhja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shishja përmbante 3 kg ari dhe argjendi si edhe ishte e zbukuruar me një copë lëkurë të vitit 1912.

“Unë kam marrë nga Rusia në Fabrikën Dartz, e cila bën makinat dhe vodkat më të shtrenjta në botë. Ajo ka qenë në koleksionin tim për një gjysmë viti, por jo më,”-tha pronari i Café 33 Bar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *