SMS në DITA
Në 0689073730
Pikërisht kjo po ndodh zoti Berisha, çfarë është bërë keq po rregullohet dhe fajtorët po shkojnë drejt gjykimit. Këta gjyqtarët e sotëm që ju si PD ankoheni se janë të kapur nga Rama, janë pikërisht ata që dolën nga universitetet që ngritët ju. Vjedhjen e thesarit ju e krahasoni se është e njëjtë me vjedhjen e Bankës. Keni të drejtë, po mund të më thoni, gjatë 8 viteve në qeveri pse nuk e hetuat dhe t’i çonit në burg përgjegjësit, apo bënit përllogaritje elektorale? Për sa i përket negociatave të detit, asnjë shqiptar i vërtetë nuk do e kishte bërë atë që bëtë ju me një vend që akoma nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ku forcat speciale këndojnë këngë antishqiptare. Parimi juaj si lider është: Vidhni ç’të mundni, bëni ç’të doni, po mos më merrni karrigen.
