Vidhnin kasetat e internetit, në pranga dy të rinjtë

Edona Llukacaj

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohet se vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit në pallate dhe në zyrat e njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik në kryeqytet, duke dëmtuar fibrat optike.

Në pranga kanë ranë E. D.,23 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, si dhe B. K.,31 vjeç banuese në Tiranë.

Gjatë arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetra metra tel alumini e kabllo elektrikë.

Gjithashtu në vijim të hetimeve u bë dokumentimi edhe i një sërë vjedhjeve të kryera nga dy të rinjtë në periudhën shkurt-mars në ambientet e përbashkëta të pallateve në kryeqytet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes” së kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *