Arrestohen në flagrancë dy shtetas për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip Fiat me targa AA109GK , dy aparate celulare, nje sasi prej 1255 euro dhe 30 mijë lekë.
Më datë 01.10.2015 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve;
Policia e Kavajës, ka arrestuar dy shtetas për kryerjen e veprës penale “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”. Në pranga kanë rënë Endri Leçini, 22 vjeç, lindur dhe banues Kavajë dhe Skerdi Rexhepi, 24 vjeç lindur dhe banues Kavajë.
Më datë 01.10.2015, patrulla e policisë te Stacionit të Policisë Golem, ka marre dijeni se në një kompleks në Golem-Kavajë , dy persona ishin futur në banesat ku pushonin studentët nga Kosova dhe po i grabitinin ata. Menjëherë patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kapur në flagrancë , në brendësi të objektit, dy shtetasit e lartpërmendur.
Nga kryerja e veprimeve procedurale, rezulton se shtetasit e mësipërm janë futur në dhomat ku pushonin pushuesit kosovarë,nga ballkonet e objektit. Me anë të kërcënimit kane kontrolluar sendet, veshjet e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip Fiat me targa AA109GK , dy aparate celulare, një sasi prej 1.255 euro dhe 30 mijë lekë.
