Policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e së mërkurës dy shtetas, ndërkohë që dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, bëhet e ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Sensorët” u bë arrestimi në flagrancë i Xhenis Muçës, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe me masë sigurimi “detyrim paraqitje”, si dhe i Orald Osman Canakut, 22 vjeç, banor i Tiranës. Ndëkrohë, po hetohen në gjendje të lirë Luan Pano, 23 vjeç, dhe një 16 vjeçar. Sipas bluve, procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 06.11.2012 rreth orës 02:30 në bashkëpunim dhe me njëri tjetrin kanë vjedhur sensorë të mjeteve të ndryshëm kryesisht “Benz Rexhina” në Rrugën Bardhyl, rrugën “Arkitekt Kasemi”, “Kongresi i Manastirit” etj. Sensorët më pas i shisnin.