Arrestohen në flagrancë katër shtetas për vjedhje të tubove të linjës së gazit Delvinë – Ballsh. Më datën 24.12.2012, rreth orës 16:00, Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë mbi bazën e informacioneve të marra se disa shtetas po shkatërronin rrjetin e tubacionit të linjës së gazit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve dhe konkretisht:
Ermal Çuna , i datëlindjes 1979, lindur dhe banues në Tepelenë.
Fatmir Çuna, i datëlindjes 1983, lindur dhe banues në Tepelenë.
Qëndrim Çuna, i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në Tepelenë, i dënuar më parë për vjedhje.
Renato Elmazi , i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në Tepelenë.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasëve u be për arsye se në bashkëpunim me njëri- tjetrin ,më datën 24.12.2012, në vendin e quajtur Ura e Pacareles , që lidh qytetin e Tepelenës me “Ish Fermën” në bregun e lumit Vjosë , kanë qenë duke prerë me mjete prerëse troko e bombul gazi tubot e linjës së gazit Delvinë – Ballsh në pronësi të Qendrës Logjistike e Hidrokarbureve Albpetrol Sh.a.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mejtet prerëse dhe disa metra tubo të prerë që e kishin bërë gati për ta marrë për skrap.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokatër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim”, vepër kjo e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
