Përdorte karta të klonuara për të tërhequr nga bankomatet shuma parash. Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas, i cili kishte arritur të përfitonte shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit të sistemit me karta të klonuara. Seksioni i Krimit Ekonomik njofton se ka arrestuar Maliq Kacën, pas një hetimi 2-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestruan 20 karta bankomati të klonuara si dhe 10 celularë. Mendohet që Kaca të jetë i përfshirë në një grup të mirëorganizuar të krimit kibernetik.
