Vidhte kabllot, arrestohet pasi la 7 zona pa drita në Durrës

J L

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vidhte kabllot elektrike dhe linte zona të tëra pa energji.

Sipas policisë, ai është një i ri me njohuri te posaçme si elektriçist dhe gjatë një javë ka vjedhur kabllot elektrike të furnizimit me energji elektrike në bokset kolektive të matësve elektrikë në disa lagje të qytetit të Durrësit, duke i lënë  banorët pa energji elektrike.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, nisur nga kallëzimet dhe ankesat e qytetarëve dhe të OSHEE-së se  për vjedhje të kabllit elektrik në disa lagje, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime (gracka) në afërsi të bokseve kolektive të matësve elektrikë.

Ky person më parë ka qenë i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *