Nuk flet shpesh, por kur e bën shkakton gjithmonë diskutime. Bobo Vieri, ish-sulmuesi i Inter-it dhe kombëtares së Italisë, ka bërë një parashikim për sezonin e ardhshëm të kampionatit italian:
“Çfarë kampionati do të jetë? Kam frikë se nuk do të ndryshojë asgjë, Juventus do të jetë përsëri padrone dhe të tjerat do ta ndjekin. Sigurisht, jemi vetëm në korrik dhe ka akoma kohë për ekipet që të përmirësohen dhe të mundohen të ngushtojnë diferencat me bardhezinjtë.
Do të shohim, por siç thashë, kam frikë se nuk do të jetë një kampionat me shumë emocione”.
Në lidhje me ecurinë e Juventus në Champions: “Nuk mendoj se është një mallkim. Juventus është një klub i madh dhe këtë e tregon fakti se ka luajtur dy finale në tre vite.
Më pas duhet edhe pak fat dhe Juve është përballur me dy skuadrat më të forta të momentit. Besoj se arritja në finale është një rezultat shumë i mirë dhe një pikënisje për t’u përmirësuar akoma”, ka thënë Vieri që ka folue edhe për ish-skuadrën e tij:
“Interi kinez? Mendoj se do të jetë gati. Do të duhet të punojnë shumë në merkato dhe të provojë të marrë lojtarë të rëndësishëm, të cilët duhet të jenë të aftë të bëjnë diferencën, por më duket se bazat janë solide, veçanërisht në aspektin ekonomik”.
Në fund ka ardhur edhe një koment për Milan-in: “Kam disa dyshime për kuqezinjtë. Kanë marrë një sulmues të mirë, si Andre Silva, që më pëlqen, por nuk shikoj asnjë ‘top player’ që mund t’i ndihmojë të arrijnë lart.
Është e qartë se klubi bën atë që mundet, për këtë arsye i duhet dhënë kohë, por për të fituar duhen kampionët”.

Hi there colleagues, its wonderful post about teachingand entirely
defined, keep it up all the time.