Vihen në pranga dy shtetas në Skrapar, kundërshtuan punonjësit e policisë

time

Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht në Skrapar  pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar, gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.

Policia njofton se këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet dhe kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre.

Pasi janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *