Dy të rinj u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin sirianët.
Ata janë vënë në pranga pasi tentuan të kalojnë drejt Kosovës 36 shtetas sirianë, kundrejt fitimit. Sakaq, njoftohet se të arrestuarit janë 33-vjeçari E. P. dhe 22-vjeçari M. D., të dy banues në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre, në përfundim të veprimeve hetimore.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
h.b/dita

Diuan hebrenjt esotshme! Cfare te keqe ketu! Edhe bile ndoshta syriane me origjin nga kosova qe kthehen ne trojet e tyra,
Serbet po kane te drejte me u kthye e jo shqiptaret e debuar nga serbet dje?!
Qeveria e Serbise kthimin po e bene kushte: qeveria e kosoves duhet te kerkoje reciprocitet edhe Te kerkoje te drejten e kthimit per gjithe shqiptaret e debuar nga serbet, si per ato te Nishit e Toplices si per shqiptaret e meslindjes, ku vetem ne siri kemi mija shqiptare .