Vijnë për të kënduar në Sarandë, grekët kapen me 63.5 kg drogë

anazapta

Panajotis Markopoulos, Anastasia Vogiatzi dy shtetasit grekë të kapur në Kakavijë mbrëmjen e së shtunës 7 qershor me 63.5 kg marijuanë në makinë janë dy këngëtarë të cilët këndojnë bashkë në klubet e Selanikut.

Ata kishin hyrë në Shqipëri si të ftuar në një disko në Sarandë për të kënduar. Fillimisht u mësua vetëm arrestimi i Panajot Markopolos 27 vjeç por të nesërmen, më 8 qershor policia njoftoi edhe arrestimin e shoqërueses së tij, Anastasia Vogiatzi.

Droga ishte ndarë në 95 pako të madhësive të ndryshme dhe ishte e fshehur në shasinë e mjetit dhe dyshemenë e sediljes së pasme të makinës tip “Opel” me targa IPP 3885.

Të dy të rinjtë kishin hyrë në Shqipëri nga Qafëbota. Bashkëpunimi ndërmjet tyre u zbulua me metoda speciale hetimi, kryer nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policiës Gjirokastër e çoi në arrestimin edhe të 30-vjeçares.

Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. / ORA

Share This Article
3 Comments
  • Mos harroni te kontrolloni edhe ate plakun e vitit te ri, ate qe vetequhet kryepeshkop. Ashtu sic benin keta te dy, si kengetare,,,,ashtu ben edhe ai si peshkop. Jane drogaxhi dhe matrapaze. E kane mashtrimin ne gjak dhe nuk rrine dot “pa kenduar”. Here mbushin kroskotet e makinave,,,here mbushin fustanellat.
    E kane nga halli, te shkretet. Deri dje, mashtronin europen dhe benin milionerin me parate e botes. Tani qe ata vendosen tu kerkojne borxhin,,,,kane ardhur kendej nga ne. Jemi “dy popuj miq”. Helbete. Te na rrojne kengetaret bukuroshe, pleqrit e vitit te ri qe iu duket vetja kryepeshkope ne dhe te huaj dhe “caji i malit” te Lazaratit.!!
    Sa ishte Saliu ne karrike,,,funksiononte gjithcka. Tani qe ai shkoi per lesh,,,edhe keta po shkojne ne te semes.!!

    • Imagjinoni se cfare eshte bere ne kete vend gjate 8 viteve te qeverisjes se mepareshme. Kultivim i hapur i hashashit,trgeti e lire per shumicen dhe kapje e grupeve qe prishnin tregun qeveritar.

      TURP DHE FAQJA E ZEZE.

  • Kam qef qe ti fusin ke burgu i malandrinos dhe te kendojne per qef nja 15 vjet si shqiptaret e tjere te arrestuar per te njejten veper penale, dhe me gardianet qe u bien kurrizit me shkop gome si xhezbandiste!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *