Vijojnë investimet në rrjetin e ujësjellësit, linjë e re në Babrru

Bora Basholli

Ndonëse temperaturat janë tepër të larta, Bashkia e Tiranës vijon punën në terren për përmirësimin e infrastrukturës. Në rrugën “Spiro Kote” në zonën e Babrrusë është ndërtuar këto ditë një linjë të re e furnizimit me ujë.

Tashmë të gjitha banesat e këtij blloku janë lidhur me rrjetin shpërndarës të Ujësjellësit të Tiranës. Zona të tilla, në zhvillim e sipër, janë në fokus të ndërmarrjes së UKT, për të bërë të mundur ofrimin e të njëjtit shërbim si në qendër të qytetit ashtu edhe në periferi të tij.

Ndërkaq, specialistët riparuan me njëherë një defekt në sistemin e ujësjellësit në rrugën “Gjik Kuqali”. Tashmë, ambienti është kthyer në gjendjen e mëparshme pa penguar edhe lëvizjen e qytetarëve.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Pres ujin non stop ne Tirane prejvitit 93 …atehere Berisha na premtoj uji brenda vitit fale Bovilles… ne 2019 halla me depozita per ujin e jo ne periferi po ´brenda unazes! ‘

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *