Kreu i partisë më të re, Fryma e Re Demokratike për Tiranën do të jetë Saimir Shehri. Gjatë prezantimit, kryetari i kësaj partie, Bamir Topi, u shpreh se “programi qeverisës i kësaj force do të jetë motivues për njerëzit për të kërkuar ndryshimin e madh”.
Lidhur me mundësinë e ndonjë koalicioni në zgjedhjet e ardhshme, Topi u shpreh me forcë se përcaktues në marrëdhëniet paszgjedhore do të jetë FRD, dhe jo të tjerët. Ai siguroi që koalicionet do të jenë parimore.