Vijojnë lëkundjet në vendin fqinj / Tërmet 4,1 rihter në Elasona të Larisas

Rovena Cerka

Lëkundje sizmike janë ndjerë në zonën e Elassonas në Larisa të Greqisë. Tërmeti ishte 4,1 rehter ndërsa thellësia 10,6 kilometra sipas Institutit Gjeodinamik të vendit fqinj. Dridhjet e tokës janë ndjerë rreth orës 17:00 sipas orës lokale.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra në Jug- Jug perëndim të Lasisas. Deri në këtë moment nuk raportohen dëme në jetë ndërsa lëkundjet sizmike në Greqi kanë qenë shumë të shpeshta muajin e fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *