Vijojnë protestat në Barcelonë, 500 mijë njerëz në shesh

J L

Kanë vijuar për të pestën ditë radhazi protestat e banorëve të Katalonjës, pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosur liderët separatistë katalanas.

Me qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e Barcelonës duke valëvitur flamujt e rajonit e duke kërkuar lirimin e të burgosurve.

Ata hynë në qytet  duke ndaluar tramvajet dhe duke bllokuar rrugët.

Protesta gjatë ditës në përgjithësi kaloi e qetë, me raste sporadike dhune me policinë me rënien e mbrëmjes.

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga rrugët kryesore të cilat qëndruan për shumë orë të bllokuara.

Sipas vlerësimeve të policisë, në protestën e ditës së premte morën pjesë mbi 520 mijë persona.

Protestat e ditëve të fundit në Katalonjë erdhën pas dënimeve të gjata me burg që drejtësia spanjolle vendosi për 9 drejtues të lartë të rajonit, përfshirë këtu dhe ish-zëvendës presidentin.

Për shkak të përshkallëzimit të akteve të dhunës, autoritetet vendosën dhe shtyrjen e “El Clasicos” së futbollit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *