Vijojnë tensionet në Dibër, reagon Policia e Shtetit

Edona Llukacaj

Policia e shtetit ka reaguar nëpërmjet nje deklarate per mediat, mbrëmjen e kësaj së premte, në lidhje me situaten e tensionuar në Dibër, ku disa qytetarë janë përplasur me forcat e policisë në KZAZ Nr. 19.

Në deklaratë thuhet:

“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë”.

“Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore”.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Bandat e PeDe-rave te SHQUP-it ne aksionin terrorist te radhes….do e marin shume shpejt pergjigjen nga drejtesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *