Vijon komunikimi fodull me qytetarin

anazapta

Mbas kalimit të më shumë se 300 ditëve, pra le të themi afro të një viti nga ndërrimi i drejtimit qeveritar, kujtdo shtetasi shqiptar dhe jo vetëm, i lind e drejta po edhe detyra për të bërë analiza objektive në këndvështrimin personal e familjar dhe më gjerë. Realiteti është i qartë, transparent, madje i prekshëm. Punë serioze dhe e mirë është bërë me policinë, arsimin, shëndetësinë e shumë sektorë të tjerë ku pritet që të thellohen reformat, përmirësohen metodat e drejtimit, sidomos në aparatin e administratës shtetërore dhe të punëve e shërbimeve publike, ku për hir të së vërtetës, pranohet se ka pasur ngadalësi, tolerim e pse jo, ndoshta dhe ambientim me të vjetrën e mëparshme.

Nëpër disa zyra institucionesh janë po ata nëpunës që ruajnë të njëjtën frymë dhe mentalitet zvarritës në shërbimet ndaj qytetarëve. Më të dukshme janë këto në punët e përditshme me qytetarët, paraqitjen fodulle, komunikimin pa etikë nëpunësi, sorollatjen e njerëzve dhe mos kryerjen e shërbimeve të nevojshme për të cilat njerëzit shkojnë në zyrat e institucioneve të shtetit.

Radhë e sorollatje të njerëzve sheh veçanërisht në dyert e zyrave të agjencive të regjistrimit të pronave, tek ato të sigurimeve shoqërore dhe ndonëse më pak në ato që paradoksalisht quhen zyra pune, të cilat në fakt, veçse punësim nuk bëjnë. Shërbimi i këtyre zyrave, posaçërisht për certifikimet e pronave, invaliditeteve, papunësisë apo çfarëdo tjetër, është gjysmak, pasi qytetarët për t’i plotësuar duhet t’i drejtohen organeve eprore të këtyre zyrave në kryeqytet ku nis një odise tjetër kalvari e vonesa në kohë, e cila është e çmuar për të gjithë.

Odisea e para dy ditëve tek zyrat qendrore të regjistrimit të pronave, ku radhët e njerëzve që duan të kryejnë punë “favorizohen” edhe nga anormalitetet e nëpunësve që nuk respektojnë orarin apo qëndrojnë në zyra po nuk hapin sportelet për të kryer veprimet, duke krijuar pakënaqësi tek qytetarët që tensionohen pa qenë nevoja. Nëpunësit asnjëherë nuk mund të harrojnë se janë në shërbim të qytetarëve dhe paguhen nga taksat e popullit. Madje duhet ta dinë mirë se imazhi i punës së tyre, i mirë apo jo, na jep imazhin e vetë shtetit. Këtë gjë me siguri qeveria e Rilindjes do ta kërkojë vazhdimisht. Përparim Shullazi, për gazetën Dita.

 

Letër e nënshkruar

Përparim Shullazi

Share This Article
3 Comments
  • Shume i drejt konstatimi. Jo vetem fodullizem por edhe pa aftesi. Metoda e punes nuk ka ndryshuar. Drejtorat qe jane vendosur ( shumica) jane te pa afte dhe pas 10 muajve nuk kane marre vesh detyren e tyre. Punonjesit e emeruar me porosi dhe preference rrine tere diten dhe nuk njohin detyrat. Kjo vihet re edhe ne zyrat e sigurimeve shoqerore, pensioneve, ku asnje nuk te jep zgjidhje. Paaftesi apo modashje per te mbaruar pune ? Kur ka ndonje ngaterrrese ne vitet te thone se keshtu i kane bere ata te patet. Nje element i Reformimit jane edhe njerezit e afte, por rendesi ka ndryshimi i metodes se punes dhe angazhimi i punonjesve per sjelljen dhe zgjidhjen e problemeve te njerezve. Kjo ndodh se jane punesuar edhe te aferm familjar pa kritere aftesie dhe pa normat elementare te miresjelljes me qytetaret. Me kete administrat nuk ndertohet shteti !

  • Perparim ti ke drejte por me mire do te ishte dicka konkrte,Shqiperia eshte bere nje hale ku dhjesin qente,dhe nuk kame shprese se do te regullohet ndonje here,une konkretishte kame pese muaj qe sorollatem per nje vertetim vjetersie qe duhet ta konfrmoj institucioni qe kame punur,dhe qe leshohet me kerkese te sig shoqerore,por asgje deri tani nga muaji Marse qe eshte bere kerkesa,tek drejtoria e pergjithsheme e policise,asnje pergjigje,zvaritje vetem zvaritje, vetem thone po verifikojme,kur me te vertete nuk kane asgje per te verifikuar,dosja eshte tek kuadri mbase saje leshohet vertetimi,as shtoje e as heqin vitet ato qe kame….me pare me kishin thene ish koleget e mi se eshte nje marezi e plote marja e vertetimit,dhe kjo dihet perse behet a thua se pergjejsi i kesaj pune qe eshte ne kuadrin e drejtorise se policise do te me fali leket e pensionit,apo do mi japi nga xhepi,ndaje dashka edhe nje kafe(siaps seksereve).nuk e dime se ku po vemi,cdo gje qe te takon me ligje duhet te paguash,nuk e kuptoj rilindem per te vjedhur………

  • Ne ambulance te 8-ta.Prita ne radhe 1.5 ore ,tek kirurgu , u mjekua nje paciente,erdhi i dyti me urgjence ,mori parate mjeku dhe -ti hajde here tjeter,mbarova per sot.Pale tek Spitali Ushtarak ,vetem paraja dhe miku bente pune.E veshtire kthesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *