Alarmi i kuq në pjesë të Italisë vazhdon të qëndrojë në fuqi, kjo për shkak të motit të keq që ka kapluar vendin prej tre ditësh dhe pritet të vijojë edhe sot. Situata është vërtetë me rrezik për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fuqishme.
Në Liguria dhe Piemonte shkollat janë mbyllur, ndërkohë që më shumë rrezik paraqet situata në qendër dhe në jug të Sardenjës, në Sicili, Lazio Toskana dhe disa të tjera. Ekipet e shërbimit të emergjencës janë shpërndarë për tu ardhur në ndihmë njerëzve. Bilanci i viktimave deri tani ka shkuar në 13.
Presidenti i Rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti, ka nënshkruar aktin me të cilin Rajoni ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë rajonale.
Mësohet se në Piemtonte po monitorohet niveli i lumenjve për shkak se rrezikon të dalë nga shtrati e të shkaktojë sërish një përmbytje të rrezikshme për banorët.
l.h/ dita
