Vijon numri i lartë i rasteve të reja me COVID-19 në Mal të Zi, 6 persona kanë humbur jetën

time

Gjatë 24 orëve të fundit 225 rastesh të reja me koronavirus dhe 6 persona kanë humbur jetën në Mal të Zi.

Autoritetet shëndetësore malazeze kanë raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona dhe ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 3,839 gjersa janë shëruar 249 pacientë.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirus është 12,584. Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 deri më tani ka shkuar në 188.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *